Ministri ukrainas thirrje Perëndimit: Bojkotoni kompanitë ndërkombëtare që kanë ngelur hapur në Rusi

schedule15:50 - 14 Mars, 2022

schedule 15:50 - 14 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha sot se presioni ndaj sanksioneve kundër Rusisë duhet të rritet dhe bëri thirrje për një bojkot global të kompanive ndërkombëtare që operojnë në Rusi.

Duke informuar gazetarët për luftën Rusi-Ukrainë, Kuleba u bëri thirrje gjithashtu porteve ndërkombëtare të ndalojnë kalimin e anijeve dhe mallrave ruse.

“Kompanitë ndërkombëtare duhet të largohen nga Rusia për arsye etike dhe praktike,” tha Kuleba.

Rusia është goditur nga një sërë sanksionesh ndërkombëtare për pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt./abcnews.al/