Ministri ukrainas: Piloti rus që bombardoi teatrin ku kishte gra dhe fëmijë është përbindësh

schedule12:29 - 17 Mars, 2022

schedule 12:29 - 17 Mars, 2022

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Reznikov tha se piloti rusi që bombardoi dje teatrin në Mariupol, që përdorej si strehë për civilët është “përbindësh”.

Reznikov i tha Parlamentit Evropian përmes një lidhjeje me video se piloti e hodhi bombën pavarësisht faktit që jashtë tij në të dyja anët e ndërtesës shkruhej me gërma të mëdha se kishte “fëmijë”.

Nuk është e qartë se sa i mbijetuan sulmit. Njerëzit kanë dalë të gjallë nga streha të enjten, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook nga ish-kreu i rajonit të Donetsk.

Lexo KËTU live zhvillimet e luftës

“Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se ky teatër që u godit nga raketa, një teatër ku fshiheshin 1200 gra dhe fëmijë,” shtoi Reznikov në Parlamentin Evropian.

“Mund të shihni nga hartat, nga dronët që rreth këtij teatri ishte shkruar me shkronja të mëdha ‘fëmijë’ në mënyrë që piloti i avionit që hidhte bombat të shihte ‘fëmijët’, megjithatë, pavarësisht kësaje ky përbindësh ka bombarduar teatrin.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!