Ministri shqiptar në Mal të Zi: “Ballkani i Hapur” i pasuksesshëm nëse s’janë të gjitha shtetet

schedule18:03 - 13 Maj, 2022

schedule 18:03 - 13 Maj, 2022

“Ballkani i Hapur duhet të diskutohet në nivele të larta”. Kështu shprehet Marash Dukaj, shqiptari që drejton ministrinë e Administratës Publike në Mal të Zi.

Në një lidhje direkte në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, Dukaj theksoi se kjo nismë nuk është e suksesshme nëse në të nuk përfshihen të gjitha shtetet.

Për rrjedhojë, ministri sugjeron se fillimisht tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazviç duket të ulen dhe të diskutojnë.

“Mendoj se Ballkani i Hapur ka zgjuar interesim të madh muajt e fundit. Vlerësoj ndoshta është gabuar me hapat në fillim. Çdo gjëje të rëndësishme është që mirë të prezantohen. Vetë ideatorët është dashur që më në detaje të ulen jo vetëm 2-3, por me të gjithë kryeministrat dhe ta sqarojnë këtë çështje. Për fat të keq një grup tjetër këtë e keqpërdor. Unë vlerësoj se çdo gjë që përkrahet apo sugjerohet nga SHBA duhet seriozisht të shqyrtohet. Vlerësoj e Ballkani i Hapur duhet të diskutohet në nivele më të larta. Zoti Rama së bashku në fillim me Kurtin dhe Abazoviç të ulen dhe të bisedojnë. Nëse nuk janë të gjitha shtetet mendoj se nuk është i suksesshëm. Duke njohur të gjithë kryeministrat në mënyrë të posaçme shpresoj se në të ardhmen çështja e Ballkanit të Hapur do të sqarohet”, u shpreh ministri.

Lidhur me situatën në Malin e Zi, teksa është i pari shqitar që drejton këtë ministri, Marash Dukaj tregon edhe prioritetet. Ai theksoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet decentralizimit, pasi Mali i Zi është pas vendeve të rajonit në këtë aspekt.

“Kjo ministri për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Zakonisht shqiptarët kanë drejtuar ministrinë e pakicave. Dua të them që qeveria e pakicës kjo e dini që tregon një çështje që ka të bëjë me një funksionim të një qeverisje ndryshe me afat jo të gjatë. Edhe gjendja në Mal të Zi para krijimit të kësaj qeverie ka qenë e bllokuar. Baza primare e kësaj qeverie është që të zhbllokohet i gjithë procesi.

Një nga prioritete të ministrisë që unë drejtoj është decentralizimi. Jemi shumë mbrapa vendeve të rajonit. Do të fokusohem që edhe me mbështetjen e miqve nga rajoni të bëjmë disa punë të rëndësishme për dixhitalizimin. Duhet të rregullohet dhe zhvillohet. Ka një kosto të jashtëzakonshme për qytetarët. Ministria ime d të fokusohet edhe te decentralizimi. Krahasuar me Shqipërinë dhe Kosovës, Mal i Zi është shumë më pas dhe i centralizuar”, tha ai. g.v/abcnews.al