Ministri serb i Mbrojtjes: Nëse Haradinaj vjen në Preshevë do të arrestohet

schedule10:29 - 27 Prill, 2018

schedule 10:29 - 27 Prill, 2018

Pas zërave për një vizitë të mundshme të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Preshevë, ka reaguar ashpër Beogradi zyrtar. Ministri serb i Mbrojtjes Stefanoviç u shpreh se nëse Haradinaj shkel në Preshevë ai do të arrestohet në një deklaratë për të përditshmen serbe “Kurir”, Stefanovic u shpreh se gjykata serbe është përgjegjëse për Haradinaj dhe urdhër arresti për të mbetet në fuqi. Pra nëse ai shkel në Preshevë do të arrestohet. Kreu i ekzekutivit kosovar Haradinaj, akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, akuzë për të cilën gjykata e Hagës e ka shpallur dy herë të pafajshëm. Kërcënimet për arrestimin e Haradinaj vijnë sidomos pas arrestimit të Gjuriç në veri të Mitrovicës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!