Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri serb: Duhet një kufi i fortë me “shqiptarët”

schedule15:20 - 2 Maj, 2019

schedule 15:20 - 2 Maj, 2019

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, duke përdorur një term me konotacion negativ për shqiptarët, u shpreh se mbështet idenë e një kufiri të fortë me Kosovën.

Ideja për përkufizimin apo ndarjen e Kosovës duket se nuk ka vdekur. Në Serbi, pas takimeve të Berlinit, komentet nuk kanë qenë të shumta për këtë ngjarje, përveç atyre të vet presidenti.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, në një tubim partiak dhe qëndrim personal ka thënë se është e nevojshme të ketë një përkufizim pasi bashkësia ndërkombëtare duhet të vendos është apo jo për një zgjidhje. Vulin ka përdorur publikisht shprehjen “shiptari”, një term pezhorativ sidomos për shqiptarët e Kosovës.

Aleksandër Vulin: Unë jam që sa më parë të përkufizohemi me shqiptarët.

Vulin ka thënë se dikur mbase ka dyshuar në këtë ide të ndarjes, por tani është gati I sigurt se kjo është zgjidhja më e mirë për problemin e Kosovës dhe ka dhënë arsyet.

Aleksandër Vulin: Sa më parë që të kemi një kufi të forte mes nesh dhe atyre, aq me pare do të mund të merremi me veten dhe jo me atë që duan kriminelët e pagjykuar të luftës. Nëse dikur kam dyshuar që nuk kam të drejtë, tani kur e shoh që Gjermania, Kroacia, Shqipëria, shqiptarët në Kosovë, një pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës, Mali i zi dhe Maqedonia veriore janë kundër, kjo domethënë që është gjë e mirë për Serbinë.

Marko Millosavljeviç, nga nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e sheh këtë si gjuhë urrejtjeje të përzier me ide politike për zgjidhjen. Një gjuhë e tillë nuk konsiderohet e drejtë.

Marko Millosavljeviç: Kjo tregon se shqiptarët ende konsiderohen si armiq në Serbi dhe këtë e dëgjojmë nga zyrtarët, pavarësisht se për shprehje të tilla ka vendime gjyqësore që konsiderohen të ndaluara. Kjo është në kontradiktë me atë që flasin se janë për stabilitet dhe pajtim./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!