Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për fyerjet që ky i fundit ka bërë për presidentin Vuçiç.
Ministri në reagimin e tij për mediat ka bërë me dije se Aleksandër Vuçiç po ndjek një politike për sigurimin e paqes kombëtare të vendit dhe jo vetëm apo po merr shumë nisma edhe për zhvillimin e rajonit.
Ndërkohë nga ana tjetër ai i është drejtuar Kurtit si Hitleri i vogël ballkanik, që kërkon vetëm pushtimin e veriut të Kosovës dhe të Metohisë.
“Ndërsa Aleksandër Vuçiç ndjek një politikë që vendos sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm si synim kombëtar të Serbisë, por gjithashtu sheh një ruajtje shumë më të gjerë të të gjithë rajonit tonë.Ai po ndërton nisma rajonale si Ballkani i Hapur, duke ndërtuar autostrada, të cilat gjithnjë e më shumë lidhin kryeqytetet e rajonit, Vuçiç ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar gjithë Ballkanin Perëndimor me atë që i mungon tregut, qofshin vaksina, respiratorë apo grurë e misër. Nga ana tjetër Hitleri i vogël ballkanik, vetëm ëndërron se si të pushtojë veriun e Kosovës dhe Metohisë me zjarr e shpatë, si te serbët e anuar nga faqja e dheut dhe si të krijohet e ashtuquajtura Shqipëria e Madhe”, ka thënë ministri.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Kurti nuk merret me asgjë tjetër tjetër përveç ideve, gënjeshtrave dhe provokimeve të Hitlerit që do të ishte mirë që të ndalej me kaq.
“Hitleri i vogël ballkanik nuk merret me asgjë tjetër përveç ideve, gënjeshtrave dhe provokimeve të Hitlerit dhe do të ishte mirë të ndalet me kaq, por kur dikush është Hitleri i vogël ballkanik, asgjë nuk mund të të befasojë prej tij”, ka thënë Selakoviç./abcnews.al