Ministri rus: Do të lirohen 45% e pacientëve të shtruar në psikiatri

schedule19:45 - 2 Prill, 2019

schedule 19:45 - 2 Prill, 2019

Rreth gjysma e pacientëve të spitaleve psikiatrike në Rusi do të lihen të lirë. Deklarata është bërë nga ministri rus i Punës, i cili shtoi se ata do të mund të mjekohen në vendet ku jetojnë.

Ministri rus i Punës, Maksim Topilin, paralajmëroi inspektime në një shkalë të gjerë në spitalet psikiatrike në të gjithë vendin. Zyrtarisht këto institucione quhen konvikte psikoneurologjike.

Ai shtoi se ekziston mundësia që të lihen të lirë 45% e pacientëve. Objektivi është që pacientët të rikthehen në shtëpi ku do u jetë e garantuar asistenca në vendet ku banojne. Aktualisht në Rusi janë aktive 600 struktura për asistencën psikiatrike, të cilat funksionojnë si konvikte për shtrimin e përhershëm të pacientëve.

Në total janë 155 mijë pacientë, nga të cilët 112 mijë të paaftë për të vendosur apo kuptuar. Situata është shumë e vështirë pasi konviktet janë trashëgimi e epokës sovjetike. Në shumë raste ka mungesë të shërbimeve higjieno-sanitare, si dhe ka mbipopullim me 4 deri në 6 pacientë që ndajnë të njëjtën dhomë.

Gjithashtu ka dhe mungesë të personelit të mjekëve dhe sanitarëve të cilët plotësojnë vetëm 75 për qind të nevojave./abcnews.al