Ministri portugez infektohet me Covid, izolohet në shtëpi

schedule12:06 - 20 Janar, 2021

schedule 12:06 - 20 Janar, 2021

Ministri portugez i Ekonomisë Pedro Siza Vieira ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është izoluar, njoftoi zyra e tij të martën.

Ai ishte në karantinë në shtëpi që nga e shtuna si një masë paraprake pasi Ministri i Financave Joao Leao u testua pozitiv pas një takimi me zyrtarë të lartë të BE.

Siza Vieira dhe Kryeministri Antonio Costa ishin gjithashtu në atë takim.

Siza Vieira ishte ministri i tretë që u diagnostikua me koronavirus gjatë javës së kaluar. Portugalia, aktualisht raporton mesataren më të lartë të rasteve të reja për frymë në të gjithë botën sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit. /abcnews.al