Ministri Klosi mbjell ullinj në Vlorë

schedule13:38 - 22 Mars, 2018

schedule 13:38 - 22 Mars, 2018

Në Vlorë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shpërndanë tek banoret 50 mijë rrënjë ullinj. Kjo nismë, sipas Klosit, do të rrisë mirëqenien e çdo familjeje.

Kodrave rrethuese të qytetit të Vlorës do t’ju rikthehen pemët tradicionale të qytetit, ullinjtë. Banorëve që kanë ndërtuar banesa dhe biznese në to, ju janë shpërndarë plot 50 mijë rrënjë ullinj falas. Fidanët e parë të kësaj nisme u shpërndanë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ullinjtë që janë pjesë e programit kombëtar për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 do të gjelbërojnë kodrat e shpyllëzuara prej vitesh.

Blendi Klosi: “50 mijë rrënjë ulinj që po shpëndahen janë jo vetëm kontribut për mjedisin por edhe i shërbejnë komunitetit. Mbjellja e fidaneve sjell mjedis të zhvilluar, rritje të turizmit dhe të mirëqenies në çdo familje”.

Ministri Klosi me kryebashkiakun e Vlorës dhe prefektin e qarkut mbollën gjthashtu 100 fidanë bliri dhe rrapi në ish-vendin e grumbullimit të inerteve. Në mbledhjen e Këshilllit të Qarkut Vlorë, ministri Klosi ndoqi prezantimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve në 4 bashki të qarkut që ka filluar të zbatohet me 1 Mars të këtij viti.

“Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një destinacion turistik europian nëse nuk pastrohet dhe nuk gjelbërohet”, tha Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!