Ministri izraelit: SHBA nuk po përpiqet t’i diktojë Izraelit politikën e luftës

schedule22:38 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 22:38 - 14 Dhjetor, 2023

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, u tha gazetarëve se vendi i tij dhe SHBA po mbajnë bisedime strategjike, profesionale për luftën e Izraelit në Gaza dhe se SHBA nuk po përpiqet të kontrollojë rrjedhën e ngjarjeve.

“Ne jemi ulur si dy partnerë që e shohin së bashku në një mënyrë të përgjegjshme pamjen më të gjerë”, tha ai, shkruan Al Jazeera.

Gantz nuk e përmendi Netanyahun me emër, por disa i kanë interpretuar komentet e tij si kritikë ndaj kryeministrit, pasi politikani i opozitës Yair Lapid bëri një vërejtje të ngjashme ndaj Netanyahut të mërkurën.

Shumë izraelitë e shohin Gantz-in, vetë një politikan opozitar deri sa iu bashkua qeverisë së urgjencës pas 7 tetorit, si një alternativë ndaj Netanyahut si kryeministër, dhe ai ka dalë në krye në një numër sondazhesh të fundit./abcnews.al