Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri izraelit i Financave: Të shuhet ideja e një shteti palestinez

schedule07:54 - 5 Qershor, 2026

schedule 07:54 - 5 Qershor, 2026

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë deklarata të forta lidhur me politikën e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke u bërë thirrje qytetarëve izraelitë të zhvendosen atje për të jetuar.

“I them popullit të Izraelit: ejani të jetoni në Bregun Perëndimor. Ka shumë arsye për të jetuar në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai.

Sipas tij, nxitja për vendbanime të reja synon të rrisë numrin e kolonëve izraelitë në këtë territor.



Smotrich shprehu gjithashtu shpresën se kjo politikë do të ndihmojë në sjelljen e “një milion kolonëve” në Bregun Perëndimor dhe, siç u shpreh ai, “të shuhet ideja e një shteti palestinez”.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të forta ndërkombëtare, pasi çështja e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara konsiderohet një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutueshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Shumë shtete të botës tashmë kanë njohur krijimin e shtetit palestinez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!