Ministri izraelit e quan Erdoganin ‘nazist’, kërkon bojkot mbarëkombëtar të mallrave turke

schedule15:30 - 15 Janar, 2024

schedule 15:30 - 15 Janar, 2024

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, Itamar Ben Gvir bëri thirrje për autoritetet turke për arrestimin e futbollistit izraelit Sagiv Yehezkel në Turqi.

Politikani e quajti Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan një “nazist ” dhe u kërkoi izraelitëve të bojkotojnë çdo gjë turke.

“Turqia vepron ndaj lojtarëve izraelitë dhe ndaj çdo gjëje izraelite nga distanca, me nazizmin. Erdogan është një nazist i plotë. Unë u bëj thirrje izraelitëve të mos udhëtojnë në Turqi, të mos blejnë asnjë produkt turk dhe të mos i mbështesin financiarisht,” shkroi Ben Gvir në faqen e tij në rrjetin social X.

“Shteti i Izraelit dhe qytetarët izraelitë nuk duhet të tregojnë butësi ndaj Turqisë. Ne nuk do të lejojmë të na shkelin”, shtoi ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!