Izraeli do të shkatërrojë të gjitha shtëpitë në fshatrat libanezë pranë kufirit dhe 600 mijë persona që kanë ikur nga jugu nuk do të lejohen të kthehen në shtëpi derisa veriu i Izraelit të jetë i sigurt, tha ministri i mbrojtjes të martën, duke premtuar shkatërrim të ngjashëm me Gazën në zonën kufitare.
Israel Katz përsëriti planet e Izraelit për të krijuar një zonë tampon në jug të Libanit, duke thënë se do të mbajë kontroll mbi një pjesë të territorit deri në lumin Litani pasi të përfundojë lufta me grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Më shumë se 1.2 milionë persona janë zhvendosur dhe 1 mijë e 200 të tjerë janë vrarë në Liban që nga 2 marsi, kur Izraeli nisi ofensivën kundër Hezbollahut, pas vendimit të këtij grupi për të hapur zjarr në mbështetje të Teheranit në luftën rajonale.
Lumi Litani derdhet në Mesdhe rreth 30 km në veri të kufirit izraelit, dhe zona midis tij dhe kufirit përbën gati një të dhjetën e territorit të Libanit.
Ushtria izraelite (IDF) këtë muaj urdhëroi banorët të largohen nga disa pjesë të jugut, nga lagjet jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollah dhe nga zonat politike të grupit në lindje të Libanit.


