Benny Gantz, ministri i kabinetit të luftës në Izrael, thotë se rivendosja e sigurisë në jug të Izraelit do të marrë vite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Ai thotë se kjo do të përfshijë masa ushtarake, por edhe të tjera, shkruan BBC.
“Ne nuk do të shkatërrohemi, por armiqtë tanë mund të kenë një fat të tillë”, deklaroi ministri.
Për sa i përket organizatës Hamas dhe i pyetur nëse do të ketë atentate jashtë vendit, ai u përgjigj: “Ne do ta godasim Hamasin kudo”.
Izraeli do të marrë vetë vendimet në lidhje me planet e tij të luftës, tha Benny Gantz, duke iu referuar raporteve të presionit të SHBA ndaj udhëheqjes izraelite për të shtyrë operacionin tokësor në Rripin e Gazës.
“Ne i marrim vendimet tona bazuar vetëm në interesat tona”, tha ai./abcnews.al