Ministri i Shëndetësisë në MV: Unë do të vaksinohem, janë ndjekur të gjitha fazat

schedule18:13 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 18:13 - 8 Dhjetor, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe deklaroi se do të merrte vaksinë për COVID-19.

Ai u shpreh i bindur për sigurinë e vaksinës, ndërsa u shpreh se me vaksinimin do të rritet edhe imuniteti i popullatës dhe se shpreson që jeta të kthehet në normalitet.

“Absolutisht po. Do të vaksinohem. Do të tregoj që edhe njerëzit e tjerë duhet të vaksinohen pasi ato janë të sigurta dhe ne ndoqëm procesin e zhvillimit të tyre në të gjitha fazat”, tha ai.

Sakaq ai shtoi se të gjitha vaksinat po zhvillohen në platforma të sigurta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!