Ministri i Jashtëm i Kinës e quajti sot shkatërrimin humanitar të shkaktuar nga lufta Izrael/Hamas në Rripin e Gazës gjatë pesë muajve të fundit një “turp për njerëzimin” dhe përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm.
“Fakti që sot, në shekullin e 21, ne nuk mund ta ndalojmë këtë fatkeqësi humanitare është një tragjedi, është turp për qytetërimin,” theksoi Wang Yi gjatë një konference për shtyp.
Kreu i diplomacisë kineze siguroi se Pekini është në favor të përfshirjes “të plotë” të shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara.
“Ne jemi në favor të idesë që “Palestina të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara”, tha Wang Yi.
/abcnews.al