Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbulon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

schedule16:17 - 22 Prill, 2021

schedule 16:17 - 22 Prill, 2021

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass, aktualisht është në takimin me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Mass përmes një postimi në rrjetin social Twitter  ka publikuar edhe arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë edhe Beogradit nesër.

Siç shkruan kryediplomati gjerman, e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

 “Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, shkruan Mass.

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!