Ministri i jashtëm i Bashkimit Europian: Marrëdhëniet me Turqinë, në një pikë kritike

schedule08:45 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:45 - 16 Shtator, 2020

Marrëdhëniet BE-Turqi janë në një pikë kritike, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punë të Jashtme dhe Politikë. Duke folur para anëtarëve të Parlamentit Europian, Josep Borrell tha se Turqia është një fqinj i rëndësishëm për BE, por me veprimet e saj në Mesdheun Lindor, dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut, po vë në pikëpyetje marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Europian.

Borrell i bëri përsëri thirrje Turqisë për dialog. Ai vuri në dukje se do të përpiqet të krijojë hapësirë ​​për dialog me Turqinë, pa marrë parasysh sa e vështirë do të bëhet situata për shkak të sjelljes së saj.

Krerët e BE-së pritet të takohen javën e ardhshme për të diskutuar rreth Turqisë. Tensionet janë rritur mbi pretendimet e ndryshme të palëve, mosmarrëveshje që kanë vendosur Turqinë kundër Greqisë dhe Qipros, këto dy të fundit të mbështetura nga Franca, lidhur me zona detare potencialisht të pasura me gaz natyror. Disa vende kanë zhvilluar stërvitje detare në rajon ndërsa disa anije turke vazhdojnë të kryejnë kërkime për naftë dhe gaz pranë Qipros. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!