Ministri i jashtëm Di Maio: Italia ndër vendet e para në botë që do të marrë vaksinën anti Covid

schedule14:54 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:54 - 19 Nëntor, 2020

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, tha të enjten se Italia do të jetë ndër vendet e para që do të ketë qasjen në një vaksinë  kundër COVID-19.

“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, ajo me Pfizer dhe ajo me AstraZeneca, të cilat janë në fazën më të përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në testime”, ka deklaruar Di Maio.

Dhe sipas tij, “Italia do të jetë një nga vendet e para në botë që do të ketë një vaksinë”.

Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve me COVID-19 ka pësuar rënie në Itali, por niveli i vdekshmërisë është rritur prej në 42% në shtatë ditët e fundit.

Në javën nga 11 në 17 nëntor, Italia pa një rënie në rritjen e rasteve me  COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!