Ministri i Jashtëm çek: Shqipëria të përmbushë reformat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, BE ju mbështet

schedule13:03 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:03 - 19 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm çek, në fjalën e tij në konferencën për shtyp, pas u shpreh se mirëpret harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikat e BE-së. Ai nxiti Shqipërinë që të vijojë të përmbushë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri i Jashtëm çek: Jam i kënaqur që Shqipëria dhe RMV ja dolën të nisin zyrtarisht negociatat.  Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimin e marrëdhënieve tona. E ardhmja e BP është në BE, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira dhe jam i lumtur që kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet. Jam i lumtur që ky moment historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të betohen si anëtarë të ardhshëm të BE. Nxisim Shqipërinë të harmonizohet me politikën e jashtme të BE. Presim zotime për të përmbushur reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. Shqipëria së pari duhet të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit, në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam i lumtur që kjo po ndodh.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!