Ministri i Financave në “Ballkan Update”: RMV ka krijuar imazh të angazhimit paqësor

schedule16:57 - 17 Mars, 2023

schedule 16:57 - 17 Mars, 2023

SHKUP- Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se po punojnë për të çuar para vlerat euroatlantike. Ai renditi marrëveshjet historike, që sipas tij kanë kthyer kursin e Maqedonisë së Veriut drejt perëndimit.

“Në rajon, ne punojmë që të reflektojnë vlerat që janë properëndimore, vlerat e paqes, respektin dhe gjithëpërfshirjen. Rrugëtimi ynë strategjik të reflektojmë këto vlera dhe RMV në këtë rrugëtim, një nga aspektet që ka provuar gjatë kësaj periudhe, që të demonstrojë gatishmëri për fqinjësi të mirë, duke nënshkruar marrëveshje paqësore, si ajo e 2001, si ajo e Prespës, dhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë më Bullgarinë, RMV ka krijuar imazh të angazhimit paqësor për të menaxhuar çështje. Argumenti ka qenë që punojmë për një të ardhme në BE”, tha Besimi.

Gjatë intervistës në “Bllkan Update”, Besimi komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, që sipas tij, kjo është një iniciativë, që nuk e zëvendëson integrimin e BE-së, por u jep shtysë iniciativave rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vetë ideja, e Ballkanit të Hapur, që vendet të bëjnë diçka për interesin e tyre. Secili vend që kur të shikojë momenti  për të marrë pjesë në këtë, kjo është një këndvështrim dhe Ballkani i hapur nuk është zëvendësim i BE, por do t’i shërbejë iniciativës rajonale”, tha ai/n.m.abcnews.al