Ministri i Brendshëm takohet me drejtuesit e Policisë së Lezhës

schedule14:43 - 17 Nëntor, 2018

schedule 14:43 - 17 Nëntor, 2018

Një ditë pas dekretimit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Lezhës.

Në fokus të mbledhjes që zgjati prej më shumë se dy orësh ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe goditja e grupeve kriminale në këtë qark.

Disa ditë më parë minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi takime me strukturat drejtuese të Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!