Ministri i Brendshëm gjerman: Islami nuk është pjesë e Gjermanisë

schedule15:06 - 16 Mars, 2018

schedule 15:06 - 16 Mars, 2018

Shpërthejnë polemikat në Gjermani pas deklaratave të ministrit të ri të Brendshëm, Horst Seehofer. Ky i fundit u shpreh se islami nuk është pjesë e Gjermanisë dhe se gjermanët nuk mund të sakrifikojnë traditat dhe zakonet e tyre për të bashkëjetuar me muslimanët.

Horst Seehofer, ministi i Brendshëm i qeverisë së re gjermane të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel, është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra për sa i përket temës së emigrantëve. Në intervistën më të fundit për mediat në vend ai deklaroi se islami nuk është pjesë e Gjermanisë. Deklarata e liderit të CSU-së, partisë konservatore bavareze aleate me CDU-në e Merkel, ka shkaktuar një stuhi politike vetëm një ditë pas fillimit të mandatit të katërt të Merkel.

“Islami nuk është pjesë e Gjermanisë. Kristianizmi ka plazmuar Gjermaninë, përfshirë të dielën si ditë pushimi, apo festat si pashkët dhe krishtlindjet,” theksoi Seehofer. Më tej ai shtoi se muslimanët që jetojnë në vend janë pjesë e Gjermanisë, por kjo nuk do të thotë që gjermanët duhet të sakrifikojnë traditat dhe zakonet e tyre për të bashkëjetuar në paqe me ‘ta’./abcnews.al