Ministri grek: Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin me 12 milje në Jon

schedule16:55 - 15 Janar, 2021

schedule 16:55 - 15 Janar, 2021

Komisionet parlamentare në Greqi kanë miratuar projektligjin për zgjerimin e Athinës me 12 milje në Jon, që shkaktoi debat të fortë në Shqipëri, pasi opozita akuzon qeverinë për shitje të detit.

I pranishëm në komisionet parlamentare në momentin e votimit të projektligjit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias rrëfeu nxitjen për mbylljen e marrëveshjeve detare me fqinjët.

Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon. Greqi po shtrin ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së saj detare.

Shtrirja e ujërave territoriale në detin Jon bazohet në dispozitat e Konventës për Ligjin e Detit, e cila përcakton se çdo shtet bregdetar ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjeruar ujërat e tij territoriale deri në 12 milje detare” tha ai.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështjen e kufirit detar ta zgjidhin në gjykatën ndërkombëtare të Hagës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!