Ministri gjerman: Vendimi i BE-së, stimul për Shkupin dhe Tiranën

schedule15:29 - 29 Qershor, 2018

schedule 15:29 - 29 Qershor, 2018

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, në një prononcim për median Deutsche Welle, vlerëson konsensusin e arritur në BE për negociatat e antarësimit me Shkupin dhe Tiranën.

“Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit”, nënvizon zyrtari i qeverisë së Angela Merkel.

Maas pranon se procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë i lehtë por nënvizon rëndësinë e marrjes së datës.

“U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat”, shprehet ministri i Jashtëm, duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për dy vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!