Ministri gjerman mbërrin në Kosovë, takim me Vjosa Osmani

schedule15:17 - 22 Prill, 2021

schedule 15:17 - 22 Prill, 2021

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndodhet sot në Kosovë në një vizitë zyrtare. Pak minuta më parë ai ka mbërritur në presidencë ku është pritur nga kryetarja e shtetit Vjosa Osmani.

Maas dhe Osmani pritet t’u drejtohen mediave pas takimit.

Kryediplomati gjerman pritet ta takojë edhe kryeministrij Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar edhe agjendën që do ta ketë Maas në vizitën e tij në Kosovë.

Maas do të bisedojë me krerët e institucioneve të Kosovës lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!