Ministri grek i shkon Ramës në zyrë, ndan detaje nga takimi: Në fokus integrimi i Shqipërisë

schedule13:51 - 23 Maj, 2022

schedule 13:51 - 23 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai u takua me ministren Olta Xhaçka me të cilën mbajtën dhe një konferencë për shtyp.

Në përfundim të vizitës, ministri Dendias takoi edhe kryeministrin Rama në zyrën e tij.

Lexo edhe: Nga “Deti” në Hagë te Ligji i Luftës, Dendias mohon “Çamërinë” në Tiranë: Të mos krijojmë çështje që s’janë ekzistuese

Përmes një postimi në Twitter, Dendias ndau detaje nga ajo që u diskutua. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ministri grek gjatë konferencës me ministren Xhaçka u shpreh se Greqi e mbështet rrugën e integrimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.

Çështje të tjera që ishin në fokus të vizitës së ministrit kanë të bëjnë me projektet e përbashkëta  në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore mes dy vendeve./abcnewës.al/