Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Demo: Më shumë standard në territor dhe qytete më të rregullta në rrugën drejt Bashkimit Europian

schedule10:02 - 24 Qershor, 2026

schedule 10:02 - 24 Qershor, 2026

Modernizimi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive, me fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe eliminimin e strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen urbane, ishte në qendër të diskutimeve në takimin zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të pushtetit vendor.

Procesi synon kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, duke vendosur standarde të reja në zonat ku do të ndërhyhet dhe duke përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në qytete.

Ministri Ervin Demo theksoi se ky është një proces afatgjatë, por i domosdoshëm për t’i afruar qytetet shqiptare me standardet europiane.



“Ky është një proces gradual, por në çdo zonë ku do të ndërhyhet qëllimi është të vendosim një standard të ri. Duhet parë si një aset, pasi për bashkitë mund të gjenerojë të ardhura, ndërsa për qytetin përfituesit kryesorë do të jenë qytetarët. Ata do të jetojnë në qytete me standarde të një vendi që po përgatitet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Këtu luajnë rol edhe bashkitë. Sfida jonë është të kemi projekte të mirëpërgatitura dhe të financuara. Bashkitë duhet të jenë aktorë aktivë në përthithjen e fondeve nga BE”, deklaroi ministri Demo.

Sipas tij, bashkitë kanë një rol kyç në realizimin e këtij transformimi, jo vetëm përmes planifikimit dhe zbatimit të projekteve, por edhe në sigurimin e financimeve europiane që do të mbështesin modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Nisma synon të krijojë qytete më të rregullta, më funksionale dhe më tërheqëse për qytetarët, duke kontribuar njëkohësisht në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit europian.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!