Ministri për Forcat e Armatosura i Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey ka deklaruar se mbeten të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO. Ai ka theksuar se marrëdhëniet me Kosovën janë të gjata, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të zgjasë praninë e saj në KFOR edhe për tri vjet të tjera.
Heappey pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ka sfida sa i përket situatës së sigurisë në veri të Mitrovicës, shkruan Kosova Press.
Sipas tij, marrëdhëniet me Kosovën janë të gjatë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin. Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura është pyetur edhe për sigurinë në veri të Mitrovicës, për çka tha se kjo mbetet sfidë për vendin.
Më tej, ministri britanik ka deklaruar se në takimin me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, kanë deklaruar për sfidat e sigurisë në vend dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në zgjidhjen e tyre.