Ministri britanik: Anglia mund të vendosë sanksione ndaj gjeneralëve rusë

schedule12:15 - 10 Prill, 2022

schedule 12:15 - 10 Prill, 2022

Britania e Madhe mund të vendosë sanksione ndaj trupave ruse dhe gjeneralëve te dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, tha ministri britanik Kit Malthouse.

Në një intervistë për Skynews ai tha se provat e mizorive duhet të mblidhen sa më shpejt dhe sa më shumë të jetë e mundur.

“Ndërsa lufta është duke vazhduar, ne mund të ndërmarrim veprime brenda vendit rreth sanksioneve që ne jemi në gjendje të vendosim ndaj individëve, përfshirë luftëtarët, gjeneralët kryesorë dhe të tjerë të përfshirë në krime, për të sinjalizuar njohjen tonë të rolit të tyre në këtë sulm të tmerrshëm ndaj një vendi të lirë demokratik”, tha ministri britanik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!