Ministri Blendi Klosi lançon projektin për shpëtimin e lagunës së Kune-Vainit

schedule16:38 - 9 Janar, 2018

schedule 16:38 - 9 Janar, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka lançuar zbatimin e projektit për lagunën e Kune-Vainit. Ai parashikon pyllëzimin e saj të plotë dhe vendosjen e një moratoriumi në shërbim të faunës.

Laguna e Kune–Vainit do ti nënshtrohet një projekti të plotë rikuperimi. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit shpjegoi se ku do te nderhyhet.

“Projekti ka për qëllim të krijojë një kanal i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishme e projektit do të jetë mbjellja e pemëve”.

Brenda vitit 2020 parashikohet mbjellja e 2 milionë e 200 mijë pemëve, ndërsa moratoriumi për gjuetinë do të ndihmojë për ripërtëritjen e faunës.

“Do të kërkojmë një pyllëzim të plotë të zonës e cila do t’i shërbejë faunës. Kur vjen në këtë perlë të Shqipërisë e kupton sesa efektive kanë qenë të dyja moratoriumet; edhe ai për ndalimin e gjuetisë edhe ai për ndalimin e prerjes së pemëve”.

Projekti “Arritja e përshtatjes së Lagunës Kune-Vainit përmes adaptimit të bazuar në ekosistem” që po fillon zbatimin, parashikohet te përfundojnë në fund të vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!