Ministrat në terren, inspektojnë situatën nga reshjet

schedule15:44 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 15:44 - 1 Dhjetor, 2017

Në zbatim të porosisë së Kryeministrit Rama, socialistët janë shpërndarë në zonat përkatëse për të inspektuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Që prej mëngjesit, kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Elbasanit. Balla inspektoi punën për hapjen e kanaleve dhe zonat më të rrezikuara nga Shkumbini.

Në qarkun e Shkodrës ka shkuar zv/kryeministrja Senida Mesi. Gjatë inspektimeve ajo është shoqëruar në terren nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës,

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka inspektuar hidrovoret e Darëzezës, të cilat kullojnë një sipërfaqe prej 10 mijë hektarësh. Deri tani ato kanë punuar shumë mirë, tha Peleshi, por nëse Vjosa do të dalë nga shtrati, atëherë natyrisht hidrovorët nuk e përballojnë dot, theksoi ai. “E theksoj edhe një herë lajmërimin, alarmin për ndonjë katastrofë të mundshme nga dalja  e Vjosës nga shtrati. Jemi në pikat kritike”, është shprehur Peleshi, i cili ka bërë thirrje që të gjithë banorët e zonave rreth lumenjve, përrenjve dhe derdhjes në det duhet të evakuohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!