Ministrat e rinj marrin detyrën, premtojnë ecurinë e reformave

schedule21:45 - 17 Janar, 2019

schedule 21:45 - 17 Janar, 2019

Menjëherë pas ceremonisë së betimit tek Presidenti, disa nga anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë marrë zyrtarisht detyrën në dikasteret përkatëse nga paraardhësit e tyre.

Dorëzimi i detyrës  së zv. Kryeministres Senida Mesi  tek  Erjon  Braçe  u bë përmes një përqafimi të ngrohtë mes  tyre.  Mesi u shpreh e bindur se, zv. Kryeministri i ri do të vijojë punën për të çuar para reformat dhe do të luftojë korrupsionin.

“I pari është shërbimi me në qendër pytetarin që është shumë i rëndësishem. Dhe e dyta, jo më pak e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit. Besoj se këtu Erjoni do ketë një fokus edhe më të veçantë”.

Braçe nuk e fsheh emocionin, që pas 23 vitesh në politikë, iu desh të kalonte në anën tjetër të bulevardit, duke marrë një post në qeveri.

“Me thënë të drejtën unë e kam të vështirë të flas nga ana këtej e bulevardit. Kam 23 vjet që flas nga ana tjetër e bulevardit”.

Pas  5 vitesh në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i dorzoi stafetën Belinda Ballukut.  Ai nuk i kurseu fjalët e mira dhe u ofrua si “këshilltar i jashtem i saj”.

“Unë jam i bindur që Bela i ka të gjitha mundësitë, dhe unë e njoh personalisht. Ajo ka edhe kapacitetin dhe vullneti që këto reforma të nisura t’i çojë përpra. Unë i uroj shumë sukses në punën e saj dhe patjetër i kam thënë që do më kesh këshilltar të mirë të jashtëm nëse do ma ketë nevojën”.

“Damiani nuk do jetë këshilltari im i jashtëm, por do jetë këshilltari im më i afërt. Përgjegjësia dhe pozicion më bën që të ndihem në krye të të gjithë problematikave, por sigurish nën supoerin dhe nën krahun tuaj”.

Me sportivitet dhe buzëqeshje u  kalua detyra e Ministrit të  Ekonomisë dhe Financave nga Arben Ahmetaj tek Anila Denaj. Ahmetaj nuk kurseu fjalët e mira dhe vlerësimin për stafin me të cilin ka punuar për 3 vite.

“Kam vlerësim për secilin nga ju. Madje sot që komunikova dua t’iu them që ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin nga ju”.

Denaj e cilëson sfidë marrjen e kësaj detyre,  por puna në skuadër është cëlsi e suksesit. “E para e punës sime do do jetë puna e të gjithëve ne bashkë me skuandrën”.

Kalimi i detyrës vjen pas betimit që ministrat e rinj bënë tek Presidenti Ilir Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!