Ministrat e Kurtit erdhën me furgon në Elbasan

schedule11:10 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:10 - 26 Nëntor, 2021

Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj po ndjek nga afër mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.

Tre janë marrëveshjet më të rëndësishme që janë firmosur mes palëve; lejet e qëndrimit që tashmë do të jenë 5 vjeçare duke hequr burokracitë, njohja e siguracioneve, por edhe abetarja e përbashkët mes dy vendeve duke filluar nga viti i ardhshëm që shënon 110 vjetorin e pavarësisë.

Gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh se ministrat e qeverisë së Kosovës erdhën në Elbasan mëngjesin e sotëm me një furgon./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!