Ministrat e jashtëm të Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve rusë

schedule15:26 - 29 Mars, 2018

schedule 15:26 - 29 Mars, 2018

Rreshtimi i Shqipërisë krah shteteve të cilat dëbuan diplomat rusë nga vendet e tyre si mesazh drejtuar Rusisë, lidhur me akuzat që kjo e fundit ka helmuar me agjent nervor agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britaninë e Madhe. Tre ish-ministra të shtetit shqiptarë shpjegojnë për ABC News arsyet dhe procedurat e një vendimi të tillë të koordinuar.

Pas dëbimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbi 60 diplomatëve rusë, Shqipëria nuk mbeti pas aleatëve perëndimorë – europianë dhe i komunikoi ambasadës ruse në Tiranë, largimin e dy prej tyre. Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, iu komunikua nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një note verbale ambasadorit në Tiranë Aleksandër Karpushin. Për ish-ministrat e jashtëm të Shqipërisë, vendimi erdhi pas një mbledhje të Aleancës Euro-Atlantike e cila pavarësisht nuancave, merr vendim si një trup i vetëm.

Edmond Panariti: NATO është para së gjithash një organizatë politike, pastaj ushtarake

Kastriot Islami: Nuk kam shumë informacione se si është zhvilluar debati dhe cfarë qëndrimi ka mbajtur Shqipëria por rezultati final është që shqipëria i është bashkuar këtij thuajse unanim vete, pak vende nuk e kanë pranuar.

Tritan Shehu: Ishte reagim absolutisht si një detyrë që ka Shqipëria në përmbushje të detyrimeve  ndaj aleancës së atlantikut verior dhe nuk mund të ndodhte ndryshe

Ky vendim i konsoliduar mbart një mesazh, sipas tyre.

Edmond Panariti: Interferencat në çështje të sigurisë të një vendi si Britania prekin gjithe organizatën.

Për ëktë arsye edhe reagimi i Shqipërisë vjen në kuadër të të qënit anëtare e NATO, reagim që nuk u realizua sipas Tritan Shehut në rastin e votimit të rezolutës që dënoi SHBA-të në OKB.

Tritan Shehu: Në vizionin tonë është e qartë që ne në çështjet e sigurisë  ne duhet të ndjekim SHBA sepse ne s’mund të kemi role të rëndësishme në botë, por rolin tonë e kemi vetëm në  Ballkanin Perëndimor, prandaj ndaj ndjekim atë vend gjeostrategjik për neve.

Koordinimi global tregon shkallën e seriozitetit. Këtë theksojnë ministrat e jashtëm të cilët nuk i thërrasin dot në memorie një rasti të tillë të dytë.

Tritan Shehu: Reagime të tilla masive nuk mbaj mend të ketëpasur ndonjëherë, ka pasur kërkesa për largime të diplomatëve të huaj për arsye të ndryshme.

Kastriot Islami: Ka pasur qëndrime të tjera por jo me dëbim diplomatësh, ka pasur sanksione dhe Shqipëria i është bashkuar, rast të këtillë një qëndrim i përbashkët nuk di të ketë pasur dhe mbledhje dhe të vendoset në mënyrë unanime.

Edmond Panariti: Dikush hipotezon dhe rifillimin e luftës së ftohtë.

Kjo vjen si pasojë e vendosjes së një linje mes demokracive perëndimore dhe rusisë, shpjegon Panariti, mes të cilëve luhen zonat e influencës.

Edmond Panariti: Në përgjithësi në ndryshime raportesh ftohje, Rusia ka tentuar të krijojë aleanca të reja përgjithësisht në lindje, me Kinën, Sirinë, Korenë e Veriut eventualisht dhe mbetet për t’u parë rikonfigurimi i aleancave të reja në raport me përplajsejn e re lindje perëndim.

Edhe në rastin eventual të një përgjigje të Rusisë.

Tritan Shehu: Duke qenë në NATO, ne jemi nën mbrojtjen e NATO-s dhe është fati dhe suksesi më i madh që ka arritur Shqipëria.

Edmond Panariti: Sigurisht do ketë ndikim në raport me Moskën, por është detyre e diplomateve si do e menaxhojnë këtë situatë të re.

Kastriot Islami: Shqipëria nuk duhet të ndjejë rrezik të konsiderueshëm, sepse sigurinë e garanton përmes NATO-s

Vendimi i Ministrisë sonë të Jashtme ishte ai i duhuri, theksojnë ish-ministrat e jashtëm të vendit, sa kohë Shqipëria është pjesë e aleancës euro atlantike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!