Ministrat e energjisë së BE: “Jo” të prerë Rusisë, nuk paguajmë me rubla për gazin

schedule19:48 - 2 Maj, 2022

schedule 19:48 - 2 Maj, 2022

Ministrat e  Energjisë të Bashkimit Europian, kanë zhvilluar këtë të hënë një takim të jashtëzakonshëm, për t’i kthyer një përgjigje të prerë Rusisë, pas kërcënimeve të bëra nga ana e presidentit Putin, që nëse vendet e BE nuk do të paguajnë me rubla do të ndërpresin furnizimin me gaz.

Gazetarja Erisa Zykaj, ka sjellë për “Radari Informativ” në Abc të gazetares Fabiola Hoxha, gjithçka ka ndodhur në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të BE.

Zykaj tha se ministrat e BE në unison i kanë dhënë një “Jo” të prerë Rusisë, duke theksuar se nuk mund të paguajnë në rubla për gazin, pasi kjo do të thotë shkelje të marrëveshjeve me kompanitë e gazit.

Pjesë nga diskutimi:

Hoxha: Është një takim i jashtëzakonshëm, pse ky nxitim, a bëhet fjalë për një rrezik të mungesës së energjisë në Europë?

Zykaj: Sapo ka mbaruar takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të BE për energjinë. Ky takim ka pasur si bosht kryesor përgjigjen e BE-së sa i takon shantazhit të Rusisë për ndërprerjen e furnizimit me gaz të disa shteteve anëtare të BE-së nëse ato nuk paguan me monedhën ruse, rubla. Gazprom ka njoftuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz të Polonisë dhe Bullgarisë nëse nuk paguajnë me rubla. Përgjigja që morëm nga ministrja franceze për tranzicionin energjitik, Barbara Pompili në konferencën për shtyp që u zhvillua pas takimit, është se ka pasur një bashkim total në gjirin e sheteve anëtare për t’i thënë JO Rusisë : “BE nuk do paguajë me rubla”. BE mendon se kjo është shkelje e kontratave të nënshkruara dhe refuzimi në këtë rast është krejtësisht legjitime. Ministrat e energjisë së BE kanë qenë njëzëri se ata nuk duan të paguajnë me rubla. Pse e bën Rusia këtë? Sepse sanksionet europiane godasin bankat ruse Janë shtatë banka ruse, të cilat nuk bëjnë dot transaksione në monedhë të huaj. Edhe Banka Qendrore ruse ka të bllokuara më shumë se gjysmën e aseteve të saj që gjenden në BE. Bëhet fjalë për 579 miliard euro në BE, ku kjo bankë nuk ka akses. Prandaj kërkesa për pagesën e furnizimit me gaz në Europë me rubla është një manovër e Rusisë për të rikuperuar një pjesë të monedhës së huaj (të humbur)

Hoxha: Cili është plani “B” i BE?

Zykaj: Ajo që kemi dëgjuar nga ministra franceze për energjinë dhe komisionerja për energjinë, Kadri Simson, është që në fakt plani B i BE është se po përgatitet për rezervën e saj të gazit në nivelin europian. Kjo rezervë duhet të arrijë në 80% këtë vit dhe 90 % vitin e ardhshëm Të dyja personalitet bëjnë me dije se po vijon me shpejtësi puna për të pasur  një rezervë europiane për here të parë, por naga ana tjetër edhe nënshkrimin dhe vënien në punë të gazsjellësve të tjerë si ai midis Lituanisë dhe Polonisë, apo gazësjellëset e vende Baltike, apo Bullgari-Greqi  për tu shkëputur nga varësia e gazit rus. BE po mundohet të reduktojmë maksimalisht. Deri tani për Bullgarinë dhe Poloninë ka një solidaritet nga vendet e BE, të cilat po bëjnë kontrata që të mund të reduktojnë varësinë e BE për gazin rus.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!