Ministra e Mbrojtjes tregon se si u ndaluan 4 çekët që po fotografonin uzinën e Poliçanit, izolohen hyrjet e tuneleve

schedule14:00 - 21 Gusht, 2022

schedule 14:00 - 21 Gusht, 2022

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e shtetasve çekë të cilët po filmonin në afërsi të tuneleve në Poliçan.

Ministria e Mbrojtjes, thotë se shtetasit e huaj janë konstatuar mëngjesit të sotëm tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit.

Bëhet fjalë për dy burra dhe dy gra. Ato janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.

Pas konstatimit të shtetasve çek, policia ushtarake, ka izoluar hyrjet e tuneleve të cilat janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe ka arrestuar 4 shtetasit çekë.

Njoftim për media

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

/abcnews.al/