Vuçiç telefonon Ramën dhe Zaevin, tregon çfarë foli me ta

schedule16:09 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:09 - 4 Nëntor, 2019

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se biseda mes liderëve është zhvilluar lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

Telefnatën e ka konfirmuar kreu i shtetit serb me anë të një postimi në rrjet.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaev-in përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Më herët Vuçiç, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Samiti i parë midis tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, ku nënshkruan një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!