Mini-Shengeni i dëmshëm? Osmani në ABC: Nuk kemi një arsyetim të bindshëm për iniciativën

schedule14:46 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:46 - 18 Dhjetor, 2020

Që mini-Shengeni Ballkanik është i dëmshëm për shqiptarët nuk është vetëm qëndrim i Vjosa Osmanit, por edhe i të gjitha palëve politike në Kosovë. Kështu është shprehur Presidentja në detyrë dhe kryeparlamentarja e Kosovës në një bisedë me gazetaren Linda Karadaku në ABC.

“Dua ta them që nuk është vetëm qëndrim i imi. Nëse shihni seancat në parlament, do të shini që rrallë mund të gjesh ndonjë palë në cilëndo parti që e përkrah. Duhet ta shohim çfarë përmban, apo flitet për union doganor, apo edhe çështje të tjera. Pse janë përfshirë vetëm tri shtete në fillim. Pse janë përfshirë vetëm tri shtete në fillim.  Tani, kjo në fillim e përjashtoi në tërësi Kosovën, nuk kemi ende një arsyetim të bindshëm. Në nëntor u mbajt një takim online dhe vetëm tri shtet ishin aty.”

Sipas asaj që deklaroi Vjosa Osmani, rruga e drejtë për ta çuar përpara këtë si iniciativë do ishte që Kosova dhe Shqipëria të uleshin bashkë e të binin dakord  me njëra-tjetrën.

Dhe pastaj shtoi ajo, nëse bashkohen zërat, ata do të kumbojnë edhe më shumë. Gjithashtu, Osmani theksoi se nuk ka një dokument të qartë që të shpjegojë ketë iniciativë.

Ndërsa, e pyetur se çfarë pret Kosova nga politika zyrtare, Presidentja në detyrë sqaroi se nuk dëshiron që të krijohet në asnjë moment përshtypja se institucionet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.

“Mos të krijohet në asnjë moment përshtypja se nga institucionet shqiptare s’kanë bërë asgjë. Edhe ne si Kosovë edhe si Shqipëri duhet ta kuptojnë se nga rruga që kemi ndjekur e deri tani, mund të kemi pasur edhe gabime, dhe duhet të shohim si t’i rregullojmë. Të intesifikohet një bashkëpunim që deri tani ka ekzistuar por mund të bëhet edhe me i fuqishëm.”

Osmani theksoi po ashtu se do të ishte e pafalshme nëse ulet intensiteti i bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve në vend që të rritej. Po ashtu, presidentja përmendi edhe barrierat e shumta tarifore që, sipas saj, duhet të ulen në mënyrë të ndërsjellë.

“Nuk mund të kënaqemi vetëm me marrëveshje, ato duhen edhe zbatuar…duhet një vullnet më i madh i dyanshëm.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!