Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mini-shengen ballkanik apo makro-shengen shqiptar? Rama dhe Kurti “hidh e prit” në konferencë

schedule11:13 - 11 Shkurt, 2020

schedule 11:13 - 11 Shkurt, 2020

Kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama në konferencën e tyre të përbashkët kanë komentuar minishengenin Ballkanik, ku të dy kanë theksuar se do të zhvillohen takime të tjera për të diskutuar për këtë temë më gjërësisht. Ne kete drejtim duket se kryeministrat nuk kane rënë dakord, pasi Kurti thekson se prioritet është makroshengeni shqiptar, ndërsa kryeministri Rama thekson se nuk ka minishengen shqiptar para atij Ballkanik.

“Në këtë takim kemi dhe shumë tema që do ti trajtojmë në të ardhen ishte një temë që u diskuta shumë pak, pasi takimi ynë sot ishte më parë për makro- shengenitn shqiptar sesa për minishengenin Ballkanik”, tha Kurti.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama ka theksuar se kryeministri mini-shengeni shqiptar është i lidhur ngushtë me atë Ballkanik.

“Është e vërtetetë se në këtë pikë ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Unë besoj se s’ka minishengen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Unë besoj se makro shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal, pasi nëse ne do të jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjithë viteve për të pasur një hapësirë të përbashkët bashkëpunimi”, është shprehur kryeministri Rama.

Kurti në fjalën e tij gjithashtu është shprehur se prioritet në dekadën e tretë të shekullit 21 është që të krijohet një urë e fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kososovës.

“Vendi i parë që kam vtuar ka qenë Prekazi, qyteti i parë mItroviza dhe Shqipëria duhet të ishte vendi i parë jashtë Kosovës që mund të vizitoja si kryeministër. Në dekadën e tretë të shekullit 21 unë dua të kemi një fillim të fuqishëm bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra tjetrës dhe nuk janë çështje që presin. Në këtë takim ne rama dakord që të krijojmë një komisioni ndërshtetëror që do të zbatojë ecurinë e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani të miratohen dhe të shtohen më tej. Bashkëpunimin dua që ta thellojmë. Falenderoj Shqipërinë dhe popullin për përkrahjen e parezervë ndaj Kosovën. Kosova nuk do ja dilte ndaj serbisë pa përkrahjen e Shqipërisë, ndaj duam që në shekullin e 21 të ecim bashkë dhe fuqishëm. Në aspektin ekonomik, arsimit, shëndetsisë dhe politikës së Jashtme kemi preokupime të njëjtja se bashku dhe me aleatët e tjerë perendimore,” tha Kurti.

Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri Kurti ka theksuar se ata të dy si kryeministra  të dy shteteve do të avancojmë me marrëveshje dhe me bashkëpunime në shumë fusha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!