“Mini-schengeni” Ballkanik/ Çfarë u pa pas “kuintave” të samitit të Ohrit?

schedule20:33 - 11 Nëntor, 2019

schedule 20:33 - 11 Nëntor, 2019

Në studio me Mirela Milorin kanë komentuar iniciativën e Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev për “mini-schengenin ballkanik”, gazetarët: Linda Karadaku, Seladin Xhezairi dhe Idro Seferi.

Gazetari i  Klan Maqedonisë, Seladin Xhezairi, tha se ideja e minischengenit ballkanik në Maqedoninë e Veriut është përshëndetur në të shumtën e rasteve. Sipas Xhezairit, Zaev nuk hezitoi të theksonte se do të ketë një ballkan të ri, të përparuar i cili do të përshpejtojë tentativat për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Por gjithashtu zëra kundër ka patur edhe në qarqe jo politike.

Ky samit ballkanik, sipas Xhezairit, e ka lënë një shije të hidhur për sa i përket mungesës së Kosovës. Madje thuhet se mund të përsëritet historia mes Shqipërisë dhe Kosovës, si zhvillimet e pasluftës së dytë botërore.

Ndërsa në Serbi, sipas gazetarit Idro Seferi, është pritur përgjithësisht pozitivisht por gjithashtu ka patur edhe kritika. Analistët në Serbi kanë thënë se ky projekt nuk do të shkojë deri në fund pa praninë e Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës por sidomos Kosovës. Sipas Seferit, që kjo iniciativë e 3 liderëve të funksionojë dhe të ketë sukses, duhej me patjetër prania e Kosovës.

Për gazetaren e ABC News, Linda Karadiku kjo iniciativë, për “minischengenin” ballkanik, dukej një përpjeke e sforcuar, në një moment të gabuar.

Djalli qëndron tek detajet” thotë Karadaku. “Dakord nëse do të ketë lëvizje të lirë të njerëzve, por si do të bëhet ajo? A kalohet dot me kartë identiteti nga Shqipëria, në Kosovë dhe në Serbi? Natyrisht që jo“, tha Karadiku.

“Gjithsesi atmosfera në këtë samit për “minischengenin ballkanik” ishte e çuditshme”, tha më tej Karadaku.

“Vuçiç dhe Rama shfaqeshin shpesh herë shumë nervoz. Kjo është një marrëveshje mes 3 njerëzve sepse nuk kemi një marrëveshje brenda vendeve përkatëse, sipas ligjeve apo ratifikimeve, janë gjëra të mëdha që kërkojnë konsensus. Që të ketë rezultat, ky samit duhet të kishte praninë e Kosovës. Mungesa e Kosovës, nuk është çështje procedure dhe as protokolli. Mungesa e Kosovës e hedh në ajër këtë projekt. Ajo që duhet të jetë e qartë në të dy anët e kufirit është që Shqipëria nuk ka kufij me Serbinë por me Kosovën”, komentoi Karadaku.

Sipas Karadakut, të mirat materiale nuk mund të kalojnë në marrëveshje mes 3 njerëzve.

“Kjo bëhet në mënyrë institucionale dhe të shkruar, dhe kjo nuk është rruga e duhur”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!