Mini-samiti për emigracionin, të gjithë kundër të gjithëve

schedule15:13 - 24 Qershor, 2018

schedule 15:13 - 24 Qershor, 2018

Sot zhvillohet mini-samiti i Bashkimit Europian ku do të diskutohet gjerësisht për çështjen e emigracionit. Kjo tematikë shumë e vështirë ka vendosur shtetet anëtare të gjitha kundër njëri-tjetrit.

Në Bruksel, Europa do të jetojë një nga provat më të ashpra të historisë së saj në komunitet, me 16 vende që paraqiten në para-samit të thirrur nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, njëri kundër tjetrit të armatosur dhe të përçarë si kurrë më parë. Polemika gjithmonë e më të ashpëra mes Romës dhe Parisit, ndërsa edhe Spanja kohëve të fundit ka kritikuar Italinë. Tensionet për çështjen e emigrantëve që po nervozojnë vendet kryesore shqetësojnë Angela Merkel, e cila në këtë ndeshje po luan me mbijetesën e saj politike.

“Ka qeveri si ajo italiane, që po bëjnë politika anti-europiane dhe ku egoizmi kombëtar është më i shpërndarë”, nënvizon kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Gjithashtu akuzon Romën për mungesë solidariteti për pritjen e emigrantëve. Ai tregoi për qëllimin e tij për forcimin e aksit Madrid-Paris-Berlin.

“E dimë se nuk do të ketë një zgjidhje në nivel të 28 shteteve anëtare për një paketë të përbashkët për emigrantët në samitin e 28 dhe 29 Qershorit”.

Kështu u shpreh kancelarja gjermane gjatë një vizite në Liban. E vetmja rrugë e mundshme, shton Merkel, duket ajo e akordeve bilaterale, trilaterale dhe multilateralë mes vendeve. Kancelarja mendon në veçanti të bisedojë me vende si Italia, Greqia ose Bullgaria, të cilat për shkak të pozitës gjeografike, prej vitesh kanë mbajtur mbi supe peshën e nderit të BE-së në pritjen e emigrantëve.

“Kërkojmë që të mos menaxhohet rast për rast, do të propozojmë një skemë të qartë: që zbarkimi i emigrantëve të respektojë rregullat dhe parimet humanitare të shpëtimit dhe që të ndodhë në portin më të sigurtë dhe më të afërt”.

Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili më pas nënvizoi se në bazë të shifrave, Italia nuk po kalon një krizë emigrantësh ashtu siç ishte vitin e kaluar. Për shefin e Pallatit Elize, ekziston krizë politike, e cila është shkaktuar nga ekstremistë.

Presidentit francez i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm Italian, Matteo Salvini.

“650 mijë zbarkime në 4 vite, 430 mijë kërkesa të paraqitura në Itali, 170 mijë refugjatë të strehuar në hotele, dhe shpenzime të tjera për një shifër që shkon në 5 miliardë euro. Nëse kjo për arrogantin Macron nuk është një problem, e ftojmë të pushojë me fyerje por të tregojë bujari. Nëse arroganca franceze mendon të kthejë Italinë në një kamp refugjatësh nga e gjithë Europa, ndoshta duke i dhënë ndonjë euro, e ka shumë gabim”, u shpreh Salvini i revoltuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!