Deputetja e PS-së Milva Ekonomi tha se Kampusi i ri Universitar, i cili do ndërtohet në “Qytetet Studenti”, do jetë një mundësi e mirë për çdo student.
“Në fak Kompusi është një dimension i ri i jetës studentore. Akomodimi do jetë i një stili të ri. Gjithashtu studentët do kenë mundësi të shfrytëzojnë bibliotekën apo edhe hapësirat sportive. Ndërkohë ka nevojë për më shumë hapësirë dhe kanë qenë hapësira të zëna më parë nga individë të qytetit të Tiranës. Ndërkohë ka më shumë nevojë për të bërë një lidhje mes universiteteve dhe vetë Kampusit. Një student që studion në një universitet të caktuar do ketë mundësi të shkojë tek ai Kampus. Deri më tani ne kemi pasur projekte dhe ide për atë Kampus. Ndërkohë që ka nevojë për një plan pune konkret me afate pune dhe me kosto konkrete. Edhe pse gjatë prezantimit të “Paktit për Universitetin”, Veliaj prezantoi një ide të Ramës që ka për një sasi parash që do jepen për ndërtimin e Kampusit. Kjo sasi parash është vënë në dispozicion”. /abcnews.al