Deputetja e PS-së Milva Ekonomi e ftuar në “Mbrëmje Ide” është shprehur se rikandidimi i Veliajt për një mandat të dytë për bashkinë e Tiranës pritej.
“Ishte e pritshme sepse në këto katër vite Erion Veliaj ka punuar fort”. Më tej deputetja ka komentuar deklaratën që bëri Veliaj nga Kongresi i PS, ku u shpreh se ai dhe Rama janë më të bashkuar se kurrë.
Mirela Milori: Z. Veliaj në fjalën e tij tha se ka patur njerëz që kanë thënë se Erioni dhe Edi nuk shkojnë mirë, por tha se Erioni dhe Edi janë një dhe janë më të fortë se kurrë. Ka pasur ndonjë situatë tensioni, përse u krijua kjo ide që Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë një marrëdhenie të mirë?
Milva Ekonomi: Unë besoj gjithmonë tek një gjë dhe tek ajo që shikoj unë duke qenë brenda grupit. Një kërkesë llogarie e vazhdueshme nga z.Rama është për të gjithë kryebashkiakët, sepse atje ka një garë më atë që i kanë vënë objektiv vetes. Një kryetar bashkie që ka vënë një objektiv, forca e madhe nxitëse apo motivuese, kritikuese është se çfarë ke bërë me premtimin që na ke dhënë ne? Ku je me detyrat që kë premtuar të jesh? Në këtë këndvështrim që është ndarë në media unë nuk ka parë asnjëherë që të këtë pasur konflikt, sepse Tirana është një nga ato vendet që polinomin e projekteve kryesore e ka shumë të rëndësishme. Tirana pastaj riaplikohet në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka pasur ngurtësim midis marrëdhënieve të tyre./abcnews.al