Nga Ahmet Zani
Blloqet e betonit në hyrje dhe dalje të qytetit të Milotit, kanë izoluar banorët por nuk e kanë bërë të pamundur kalimin.
Këto dy të moshuara janë ndër ata që rrezikojnë jetën pothuajse çdo ditë, në mungesë të një alternative tjetër për të kaluar rrugën.
Blindat e betonit ne disa hyrje dhe dalje te qytetit janë vendosur disa muaj më parë.
Qytetarët duket se nuk i ka dëgjuar askush në kërkesën e tyre, për ti hequr e për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës, si me automjete ashtu edhe të këmbësorëve.
Këtë të diel banorët e Milotit protestuan kundër izolimit që u është bërë.
Bllokimi i qytetit pengon zhvillimin e bizneseve,mjaft lokale kane mbyllur aktivitetin privat.
Vendosja e barrierave anësore vështirëson dhe lëvizjen e nxënësve te shkollave.
Tregu i Milotit i njohur tradicionalisht me shume se 100-vjeçar, një pjese e banoreve sigurojnë te ardhura për familjet e tyre, duket se ka u sjellë pengesa serioze nga fenomeni i bllokimit nga barrierat.
Banorët kërkojnë prej bashkisë që të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të hequr barrierat dhe të hap rrugën e qytetit. nëse nuk dëgjohen, thonë se do të dalin sërish në protestë./abcnews.al/