Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse shesh-xhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”.
Një bashkëprodhim kosovar-francez qe ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines do të sjellë ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë.
Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë. Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që do të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve./ABC News Albania