Audioja e lëshuar nga Izraeli supozohet se tregon dy militantë të Hamasit duke diskutuar sulmin në një spital në Gaza, për të cilin zyrtarët palestinezë thonë se vrau të paktën 500 njerëz.
Hamas terrorists in their own voices:
Listen to the conversation between Hamas operatives as they discuss the failed Islamic Jihad rocket launch on the Al-Ahli Baptist Hospital on October 17, 2023. pic.twitter.com/mz31MiePU3
— Israel ישראל ?? (@Israel) October 18, 2023
Izraeli pretendon se audioja dëshmon se nuk ka lëshuar raketën që shkatërroi spitalin, dhe se në vend të kësaj ajo u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez.
Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin por ka ka mohuar çdo përfshirje ndërsa Hamasi dhe disa organizata ndihmash kanë fajësuar Izraelin.
Sky News nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë audio nga Izraeli.
Biseda
Militanti 1: Po ju them se është hera e parë që shohim një raketë si kjo të bjerë dhe prandaj themi se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.
Militanti 2: Çfarë?
Militanti 1: Ata thonë se i përket Xhihadit Islamik.
Militanti 2: Nga ne është?
Militanti 1: Me duket!
Militanti 2: Kush e thotë këtë?
Militanti 1: Po thonë se pjesët e raketës ngjasojnë si tonat dhe jo si izraelite.
Militanti 2: Çfarë po thua
Heshtje
Militanti 2: Po dreqi e mori, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?
Militanti 1: Nuk ka rëndësi, po u lëshua nga varrezat pas spitalit.
Militanti 2: Çfarë?!
Militanti 1: U lëshua nga varrezat pas spitalit al Ma’amadani dhe ajo ra mbi ta.
Militanti 2: Ka një varrezë pas saj?
Militanti 1: Po, al Ma’amadani është pikërisht aty.
/abcnews.al