Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, mund të transferohet në Premier League verën e ardhshme. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “Sky Sport Italia” dhe bëhet fjalë për klubin e Chelseas që e kërkon me ngulm bomberin.
Edhe pse londinezët kanë disa sulmues në gjirin e tyre, drejtuesit kanë piketuar norvegjezin si objektivin e tyre për merkarton. 21-vjeçari tregoi dhe në kampionatin gjerman aftësitë e tij, ku menjëherë u kthye në yllin e verdhezinjve.
Në këtë kampionat ai ka luajtur tetë ndeshje për Dortmund, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës. Kujtojmë që kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2024 dhe vlera e kartonit të tij llogaritet deri në 100 milionë euro. /abcnews.al