Gjallërimi i Kinës pas pandemisë supozohej të ishte “stimuli” që i duhej botës. Por rritja në ekonominë e dytë më të madhe në botë duket se po ngadalësohet.
Të frustruar nga përkeqësimi i perspektivave ekonomike, të rinjtë po shkojnë në tempujt budistë dhe taoistë për t’u lutur për rritjen ekonomike, për vende pune edhe për shkollë.
Të dhënat e publikuara këtë javë treguan se eksportet kineze ranë 7.5 për qind në maj nga një vit më parë, shumë më tepër se sa pritej, pasi kërkesa globale u dobësua. Aktiviteti i fabrikave u tkurr sërish muajin e kaluar dhe papunësia e të rinjve është në një nivel rekord.
Sipas statistikave zyrtare, shkalla e papunësisë për personat e moshës 16 deri në 24 vjeç arriti një rekord prej 20.4% në prill.
/abcnews.al