Miliona metër kub gaz, Greqia fillon shpimet përballë Sarandës ndërkohë që Çështja e Detit me Shqipërinë nuk është zgjidhur

schedule11:40 - 12 Nëntor, 2022

schedule 11:40 - 12 Nëntor, 2022

Ministria e Energjetikës së Greqisë ka njoftuar gjatë ditës së sotme sipas mediave lokale për nisjen e shpimeve me qëllim kërkimin e gazit dhe naftës në dy zona të rendësishme për grekët siç janë deti Jon si edhe rajoni përreth Kretës ku pritet të zbulohen sasi të mëdha gazi, raporton abcnews.al.

Protothema raporton se gjithçka është në rrugën e duhur dhe shpimet do të nisin në të dyja zonat njëkohësisht, ndërsa ne shqiptarëve na intereson pikërisht blloku i dhënë përreth ishullit të Korfuzit, i cili është fiks përballë ujërave tona territoriale.

Shpimet e grekëve nisin ndërkohë që nuk është zgjidhur ende çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila është dërguar për shqyrtim në Hagë.

Për grekët është i rendësishëm i gjithë territori i detit Jon pasi pritet që aty të gjenden sasi të mëdha gazi, i cili do të jepte një dorë të mirë për ekonominë greke.

Greqia ka deklaruar më herët shtrirjen e ujërave të saj territoriale në 12 milje duke shkaktuar një tension të madh me Turqinë, ndërkohë që prej vitesh diplomacia greke përpiqet që të arrijë një marrëveshje favorizuese me Shqipërinë, të cilën më pas ta përdorë si shembull edhe për zgjidhjen e problemeve më të mëdha me turqit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!